Me motoçikletë doli nga rruga dhe në vend e humbi jetën i riu nga Manastiri

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Manastir, 24 gusht Zhurnal.mk – Në rrugën rajonale Mexhitli–Staravinë, dje pasdite, personi me iniciale 42-vjeçari D.J. nga fshati Novaci, Manastir, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra, D.J. ka humbur jetën në vendngjarje.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa një ekip i Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Manastir ka kryer ekspertizën në vendin e aksidentit.

artikuj të ndërlidhura