Me plot gra përreth te frizerka Krasniqi, Osmani: Puna e çon përpara Kosovën, jo urrejtja e përçmimi

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 maj, Zhurnal.mk – Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vetëm puna e çon përpara Kosovën, duke ndarë një foto me gratë punëtore të një salloni të bukurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje.

“As gruaja në sallon. As gruaja në market. As gruaja në shkollë. As gruaja në spital. As gruaja në zyre. As gruaja në Universitet. As gruaja që mban biznes. As gruaja që mban familje. As gruaja që punon pa u ndalur, edhe kur askush nuk ia sheh mundin”.

“Gratë janë shtylla e Kosovës. Janë heroinat tona të çdoditshme, që punojnë, kujdesen, krijojnë, shërbejnë, rrisin fëmijë, paguajnë taksa, dhe ndërtojnë jetë me djersën e tyre. Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe”, ka shkruar ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër