Shkup, 29 maj – Në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Demir Kapi, 12 litra për metër katror, ndërsa më së paku në Shkup dhe Vinicë, një litër për njësi sipërfaqe.
Sipas të dhënave nga DPHM-ja, deri në orën 8 janë matur edhe 7 litra në Gjevgjeli, 4 në Tetovë dhe Manastir, 3 në Kriva Pallankë dhe Dojran, si dhe 2 në Kodrën e Diellit.
Deri në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, më freskët ka qenë në Berovë dhe Llazaropolë, pesë gradë, ndërsa maksimumi 14 gradë është matur në Kavadar. Në Kodrën e Diellit është 6 gradë, 8 në Kriva Pallankë, 9 në Hanet e Mavrovës, Ohër, Pretor, Manastir dhe Krushevë, 10 në Vinicë, 11 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Prilep, Shtip, Strumicë. dhe Kumanovë, 12 gradë në Demir Kapi, Dojran dhe Veles, si dhe 13 gradë në Gjevgjeli.
Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite, sidomos në pjesët perëndimore do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi të shkurtër me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erëra të forta dhe me paraqitje të izoluar të breshërit. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 29 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë 6.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

