Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri që nga fillimi i programit në vitin 2019

nga D V

Që prej vitit 2019, programi i Bonusit të Bebes ka mbështetur prindërit që kanë sjell në jetë fëmijët e tyre.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bën me dije se më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të këtij programi të qeverisë.

Edhe në buxhetin e këtij viti, Ministria e Shëndetësisë vijon të financojë Programin e Bonusit të Bebes me një vlerë prej 2.2 miliardë lekë në mbështetje të familjeve që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri.

Me anë të bonusit të bebes mbështeten familjet shqiptare në masën 40,000 lekë për lindjen e foshnjës së parë, në masën 80,000 lekë për foshnjën e dytë dhe 120,000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More