Shkup, 28 janar – Më së shumë shi në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është shënuar në Berovë, njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.
Në Demir Kapi dhe Shtip kanë rënë 6 litra për metër katror, 4 – Radovish – Pozhar, Kavadar, Vinicë, 3 – Strumicë, 2 – Prilep, Berovë, 1 – Kriva Pallankë, Krushevë, Manastir, Topollçan, Veles, Kodër të Diellit.
Mëngjesin e sotëm në Berovë janë regjistruar -5 gradë Celsius, -4 – Kodër të Diellit, -3 – Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles, Tetovë, Strumicë, Manastir, -2 – Shtip, Prilep, Demir Kapi, -1 – Shkup-Zajçev Rid, Kavardar, Krushevë, Hanet e Mavrovës, Gjurishtë, Pozharan, Vinicë, Gjevgjeli, Pretor, 0 – Topollçan, Ohër.
Tridhjetë centimetra ishte shtresa e borës në Kodër të Diellit deri në orën shtatë të mëngjesit.
Nga DPHM informuan se moti sot pritet paradite të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës, vranësira do të rriten, së pari në pjesët perëndimore, dhe më pas do të ketë reshje shiu kudo, dhe në zonat më të larta malore, borë e dobët. Pritet erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale pritet të jetë në intervalin 6 deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup, pritet mot me vranësira, ndërsa pasdite me shi të përkohshëm. Sinoptikanët paralajmëruan erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale pritet të arrijë 7 gradë Celsius.

