“Me syze në Kuvend”, deputeti Berisha sqaron: Për arsye shëndetësore

Nga D. V.
89 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 prill, Zhurnal.mk – Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha sot gjatë seancës në Kuvend është parë me syze dielli, ndërkaq ka bërë të ditur se bartja e tyre është për arsye shëndetësore pasi ka pasur një ndërhyrje me laser.

Berisha në një postim në Facebook shkruan se për shkak të ndërhyrjes është i detyruar t’i mbaj përkohësisht.

Lexoni postimin e deputetit Berisha:

Së fundmi kam kryer një ndërhyrje me lazer në sy dhe, për shkak të procesit të rikuperimit, jam i detyruar që përkohësisht të mbaj syze edhe gjatë seancave plenare.

Kjo është një masë e rekomanduar nga mjekët dhe e domosdoshme për shërimin e plotë.

I lus mediat që të mos e interpretojnë ndryshe!.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër