Mërgim Lushtaku reagon ndaj deklaratave të VV-së për rastin në Skenderaj

Nga Xh M
1,057 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherësh djali i Sami Lushtakut, ka reaguar pas rastit të sulmit që ka ndodhur sot në Skenderaj.

Ai ka kritikuar eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e kanë dënuar sulmin fizik që zëvendësministri Hysni Mehani ka thënë se e ka bërë ndaj tij Sami Lushtaku.

Në mesin e atyre që kanë reaguar ka qenë edhe Faton Peci, kryetar i Mitrovicës së Jugut, duke e cilësuar rastin si kriminal.

“Kur flet për moral politik e drejtësi, Faton Peci tingëllon si tallje me qytetarët. Njeriu që sot aktron prokurorin në Facebook, akuzohet për afera korruptive dhe grante për njerëz të afërt politikisht.”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Ai ka thënë se Peci para se të mbajë ligjërata për drejtësi, duhet të japë llogari për milionat e taksapaguesve dhe mënyrën si janë ndarë ato.

“Dhe pyetja është e thjeshtë: kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave të Faton Peci? A janë Dejona Mihali e Donika Gërvalla?”, ka shkruar Lushtaku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër