Merz i indinjuar nga Schröder, ish-kancelari gjerman merr pjesë në ditëlindjen e Putinit në Moskë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Berlin, 09 tetor, Zhurnal.mk – Kancelari gjerman, Friedrich Merz është “thellësisht i indinjuar” që ish-kancelari Gerhard Schröder mori pjesë në ditëlindjen e presidentit rus, Vladimir Putin, në Moskë, deklaroi sot një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Zëdhënësi i zëvendëskancelarit të qeverisë, Steffen Meyer tha se Putini është i vetmi përgjegjës për luftën në Ukrainë.

Sipas Meyer, çdo ditë urdhrat e Putinit shkaktojnë vuajtje të pallogaritshme, viktima civile, ndarje të familjeve, vdekje dhe plagosje.

“Në këto rrethana, kancelari Merz e konsideron krejtësisht të pamoralshme që Schröder të festojë me Putinin në një ditë të tillë”, tha Meyer.

Sipas Kremlinit, Schröder ishte në Moskë të mërkurën, ku mori pjesë në festën e 74-vjetorit të lindjes së Putinit.

Gerhard Schröder shërbeu si kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri në vitin 2005.

Ish-kancelari, 82 vjeç, është mik personal i Putinit dhe prej vitesh është kritikuar për marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin rus, si dhe për lidhjet e tij me kompanitë ruse.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Schröder është takuar disa herë me Putinin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër