Mexhiti: Fillon transformimi i Çairit të Vjetër, investim prej 37 milionë denarësh

nga Redaksia

Shkup, 3 gusht – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka njoftuar nisjen e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për Komunën e Çairit – transformimin e lagjes Çair i Vjetër.

“Sot, bashkë me Zekën dhe Bekimin, ishim në terren. E pamë nga afër përgatitjen e këtij projekti kapital. Do të rikonstruktohen të gjitha rrugët e lagjes dhe do të vendoset ndriçim publik i ri”, tha Mexhiti.

Ai bëri të ditur se vlera e këtij investimi është 37 milionë denarë, të siguruara nga thirrja e dytë e Qeverisë për investime kapitale. Punimet do të nisin menjëherë pas përfundimit të procedurës së tenderimit dhe do të realizohen në një fazë të vetme “për të kursyer kohë dhe para”.

Ky projekt, sipas tij, do të sjellë më shumë siguri, rrugë më cilësore dhe jetë më të mirë për banorët e lagjes.

“Çairi meriton më shumë. Dhe do ta ketë!”, theksoi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More