Mexhiti paralajmëron Panairin e Librit Shqip në Shkup: Pas Tiranës dhe Prishtinës, radha e kryeqytetit

Nga B.M
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në një deklaratë për mediat ka paralajmëruar organizimin e Panairit të librit shqip në Shkup, pas asaj të Tiranës dhe Prishtinës.

“Atë që mund ta kumtoj sot këtu, ne bëjmë përgatitje për ta bërë Panairin e Librit shqip në Shkup. Ajo që ndodhë në Tiranë e Prishtinë, këtë vit do të ndodhë edhe në Shkup”, ka thënë Mexhiti.

Këtë aktivitet shprehet ai, mendojmë ta bëjmë tradicionale bashkë me Fatmir Toçin dhe bashkëshorten e tij Irenën të cilët e kanë Shtëpinë botuese “Toena”, që vazhdimisht siç tha ai, “kontribuojnë në trevat ndërkombëtare”.

Ndryshe, deklarata e tij vjen pasi ai së bashku me të rinjtë e Çairit, të dielën mori pjesë në Panairin e librit në Shkup, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

“Sivjet erdhëm këtu edhe për t’i parë sa është aktiv lexuesi, për të bashkëbiseduar për Panairin e librit shqip i cili tash e tutje do të jetë tradicional në komunën e Çairit apo në Shkup siç është në Tiranë e Prishtinë”, u shpreh Mexhiti.

Në pyetjen se sa i ngelet kohë një politikani për lexim tha se kur e organizon kohën ka kohë për gjithçka, poashtu edhe për lexim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër