Mexhiti: Pishina e re në shkollën “7 Marsi”, investim prej rreth 1 milion eurosh

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 tetor, Zhurnal.mk – Ndërtimi i pishinës së re në shkollën fillore “7 Marsi” në Çair po i afrohet përfundimit, ndërsa hapja e saj pritet të bëhet së shpejti. Projekti, me vlerë prej rreth 1 milion eurosh, synon të krijojë kushte bashkëkohore për mësimin e notit dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive për fëmijët.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vizituar shkollën “7 Marsi”, ku ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve. Sipas tij, projekti po realizohet sipas dinamikës së planifikuar.

Mexhiti theksoi se ndërtimi i pishinës ishte një nga premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, i përfshirë edhe në programin e tij, ndërsa tani po konkretizohet.

“Premtimet po i realizojmë një nga një. Sot isha në shkollën ‘7 Marsi’, për të parë nga afër punimet e pishinës së re, të cilat po ecin sipas planit. Këtë projekt e premtuam gjatë fushatës, e përfshimë në programin tonë dhe sot po e bëjmë realitet”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se investimi do t’u mundësojë fëmijëve të mësojnë notin, të zhvillojnë talentet e tyre dhe të përfshihen më shumë në aktivitete sportive.

“Me rreth 1 milion euro investim, po krijojmë kushte që fëmijët tanë të mësojnë notin, të zhvillojnë talentet dhe të rriten me sport. Besimin që na e dhanë qytetarët po e kthejmë në punë dhe investime konkrete”, u shpreh Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër