Mexhiti: Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim, është një projekt që po merr formë

Nga Xh M
1,576 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 korrik Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik me vlerë mbi 200 milionë euro, që do të forcojë lidhjen ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës.

“Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim. Është një projekt që po merr formë.

Nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një investim mbi 200 milionë euro që lidh më fort Shkupin me Prishtinën.

Për vite me radhë u fol. Ne zgjodhëm të veprojmë.

Sepse rezultatet nuk kanë nevojë për zhurmë. Ato flasin vetë”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër