Shpaguhet eurobondi prej 700 milionë eurosh

Nga Xh M
1,853 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 korrik Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut ka kthyer para kohe borxhin prej 700 milionë eurosh të vitit 2020, ka theksuar kryeministri, Hristijan Mickoski. Sipas tij, kjo shlyerje e parakohshme e eurobondit të marrë nga qeveria e kaluar ka sjellë kursime të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

“Në këto dy vite janë shlyer ose riprogramuar afërsisht 4.5 deri në 4.6 miliardë euro. Ky është një borxh i krijuar, në pjesën më të madhe, nga shtatë vitet e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së. Ne po i shlyejmë këto obligime, ndërsa në të njëjtën kohë po gjejmë mjete për projekte infrastrukturore dhe rritje pagash në arsim e shëndetësi. Kur menaxhohet me përgjegjësi, sanohen të gjitha pasojat e dëmshme të një kohe që nuk do të dëshironha të përsëritej më.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër