Mexhiti: Shkupi sonte flet shqip përmes artit, në nder të pavarësisë së Kosovës

Nga B.M
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shkurt – Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sonte, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup, do të shfaqet për herë të parë për publikun një vepër e kompozuar nga mjeshtri i muzikës shqiptare, Rauf Dhomi. Sipas Mexhitit, vepra, e lindur nga toka e Kaçanikut dhe e frymëzuar nga trashëgimia, kënga dhe sakrifica e shqiptarëve ndër breza, vjen në një mbrëmje me domethënie të veçantë, në nder të pavarësisë së Kosovës.

Mexhiti theksoi se kjo ngjarje kulturore i jep Shkupit mundësinë të flasë me gjuhën e artit dhe të kujtesës kolektive shqiptare, duke e shndërruar skenën në një hapësirë reflektimi dhe bashkimi shpirtëror përmes muzikës.

Më herët gjatë ditës, kryetari i Çairit priti në takim regjisorin Nikolin Gurakuqi dhe drejtorin e Operës dhe Baletit Kombëtar, Meriton Ferizi. Në këtë takim, Ferizi pranoi mirënjohjen e ndarë nga Komuna e Çairit për kompozitorin Rauf Dhomi, si shenjë falënderimi për kontributin dhe gjurmën e tij të thellë në kulturën shqiptare, duke e lidhur simbolikisht nderimin institucional me emocionin e mbrëmjes artistike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër