Ministri Hoxha në selinë e UNESCO-s në Paris, mbrojtja e rajonit të Ohrit në fokus të takimeve

Nga B.M
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 10 shkurt – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,, Muhamet Hoxha bashkë me një delegacion qeveritar nga vendi kanë realizuar takime në Selinë e UNESCO-s në Paris, ku kanë biseduar për rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë të rekomandimeve për ruajtjen e statusit të rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Me këtë rast është konfirmuar përkushtimi në zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, si dhe gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të mekanizmave ekzistues dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, afatgjata dhe të qëndrueshme.

“Bashkë me delegacionin qeveritar realizuam disa takime në Selinë e UNESCO-s në Paris, ku biseduam për rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë, të rekomandimeve për ruajtjen e statusit të rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore. Në takimet me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, kryetarin e Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-s, Kongker Mohammad Talha,dhe kryetarin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, Nasser bin Hamad Al-Hinzab, biseduam për rëndësinë e UNESCO-s dhe të rajonit si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore. Konfirmuam përkushtimin tonë për zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal, në kuadër të mekanizmave ekzistues dhe për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, afatgjata dhe të qëndrueshme”, shkruan ministri Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër