Mickoski: Lufta për kriteret e BE-së vazhdon pavarësisht kontestit të imponuar bilateral

Nga B.M
721 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk informon se pasditen e sotme ka zhvilluar takim me ekipin e tij qeveritar për agjendën e reformave.

Siç pohon Mickoski, lufta për kriteret e BE-së vazhdon pa dallim të kontestit të imponuar bilateral.

“Takim i së shtunës mbi agjendën e reformave. Lufta për kriteret e BE-së vazhdon pavarësisht kontestit të imponuar bilateral. Jemi të përqendruar fuqishëm në standardet për një jetë më të mirë për qytetarët. Kjo luftë vazhdon”, shkruan kryeministri Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër