Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet

Nga B.M
756 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shkurt – “Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast”, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me provimin e jurisprudencës që studentët e juridikut kërkuan që të jetë edhe në gjuhën shqipe. Siç tha kryeministri, nëse ka kërkesa që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe, si e tillë duhet të lejohet.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Studentët e juridikut dorëzuan peticion në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin e RMV-së dhe Qeverinë e RMV-së që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, ndërkohë që nga Ministria e Drejtësisë thonë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk parashikon dhënien e provimit në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Kritika ndaj njëra-tjetrës pati edhe mes pozitës dhe opozitës shqiptare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër