9
Ohër, 8 nëntor Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nesër (9 nëntor 2026) do të qëndrojë për vizitë në komunën e Ohrit, ku në orën 11:00 do të marrë pjesë në hapjen e kapacitetit të ri prodhues të kompanisë „ASP – PAK“ DOOEL.
Me këtë rast, është paraparë që kryeministri Mickoski të prononcohet për mediat.
Ngjarja do të mbahet në ambientet e kompanisë në Ohër, ndërsa mediat janë ftuar të përcjellin deklaratën e kryeministrit.
