Milatoviq kërkoi shkarkimin e Gjeloshajt, nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Shteti të veprojë për të mbrojtur shqiptarët në Mal të Zi

nga D. V.

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj retorikës kërcënuese të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ndaj Zëvendëskryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Ai e cilëson këtë qasje si shqetësuese dhe si një “cenim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të shqiptarëve”.

Në reagimin e tij, Gjekmarkaj thekson se shqiptarët në Mal të Zi, veçanërisht në Tuz, kanë qenë një faktor thelbësor në proceset demokratizuese dhe orientimin euro-atlantik të Malit të Zi, dhe se çdo kërcënim ndaj një përfaqësuesi me integritet si Gjeloshaj është sulm ndaj bashkëjetesës ndëretnike dhe stabilitetit institucional.

“Kur kjo retorikë kërcënuese vjen nga vetë Presidenti i Republikës, është jo vetëm preokupim i madh, por goditje ndaj vlerave të një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratën e tij.

Gjekmarkaj i ka bërë thirrje Qeverisë së Shqipërisë dhe Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme që të ndjekin me vëmendje këtë zhvillim dhe të kërkojnë sqarime zyrtare nga autoritetet malazeze. Ai ka kërkuar gjithashtu që institucionet shqiptare të mbështesin pa komplekse komunitetin shqiptar në Mal të Zi për një përfaqësim të denjë dhe barazi të plotë.

“Shpreh mbështetjen time të palëkundur për z. Gjeloshaj dhe për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi. Shqipëria duhet të mbrojë interesin kombëtar me qëndrime të qarta dhe veprim diplomatik,” përfundon Gjekmarkaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More