Millie Bobby Brown u shfaq shumë e dashuruar krah bashkëshortit të saj, Jake Bongiovi, i cili e shoqëroi në premierën e filmit Enola Holmes 3 në New York.
Çifti parakaloi së bashku në tapetin e kuq përpara hotelit The Plaza Hotel të enjten në mbrëmje, së bashku me aktorët e tjerë të filmit, mes tyre edhe Louis Partridge.
Bongiovi dhe ylli i Stranger Things u martuan në vitin 2024 dhe janë prindër të një vajze të vogël, të cilën e adoptuan në vitin 2025.
Brown, 22 vjeçe, e veshur me një fustan elegant pa rripa në ngjyrë blu, u pa disa herë duke e puthur Bongiovin, 24 vjeç, gjatë kohës që pozonin para fotografëve.
Aktorja e njohur e kishte kompletuar pamjen me një varëse diamanti me shkëlqim, ndërsa fustani i saj i gjatë arrinte deri në tokë.
Flokët e saj të gjatë ngjyrë gështenjë ishin stiluar në një gërshet të lirshëm që i binte përgjatë shpinës.
Ndërkohë, Bongiovi, djali i legjendës së rock-ut Jon Bon Jovi, dukej më i gjatë se Brown i veshur me një kostum elegant blu.
Ai e plotësoi paraqitjen në tapetin e kuq me një këmishë të bardhë elegante, një kravatë të hollë të zezë dhe mokasina ngjyrë bezhë.
Babai i Millie-t, Joseph Brown, bëri një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq për premierën e filmit më të ri të së bijës, duke pozuar për fotografi së bashku me Millie-n dhe Jake Bongiovin përpara nisjes së shfaqjes.
Brown pati gjithashtu mbështetjen e mikut të saj më të ngushtë dhe bashkëaktorit në serialin Stranger Things, Noah Schnapp, 21 vjeç.
Dyshja, të cilët njihen që kur ishin vetëm 11 vjeç, u përqafuan ngrohtësisht përpara se të pozonin së bashku për disa fotografi.
Brown pozoi gjithashtu me regjisorin e filmit Enola Holmes 3, Philip Barantini, si edhe me bashkëaktorin e saj, Louis Partridge, 23 vjeç.




