Ministrat vizituan fshatin Sojevë, kërkojnë zgjidhje për vërshimet e përsëritura

Nga D V
896 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 korrik Zhurnal.mk – Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në detyrë, Dimal Basha së bashku me ministren e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në detyrë, Fitore Pacolli vizituan fshatin Sojevë në Ferizaj dhe rrugën M25.3 për ta vlerësuar situatën e krijuar nga vërshimet të përsëritura.

Sipas njoftimi të ministrisë thuhet se kjo rrugë bllokohet shpeshherë shkaku i grumbullimit të ujërave, duke shkaktuar vështirësi për qytetarët dhe bizneset, si dhe dëmtimet e vazhdueshme në infrastrukturën rrugore.

Tutje bëhet e ditur se vlerësimet fillestare tregojnë se një nga shkaqet kryesore të problemit është ndryshimi i rrjedhës të ujërave për shkak të ndërtimeve të pakontrolluara “gjendja e cila sjell përmbytje të shpeshta dhe rritje te kostove të mirëmbajtjes së rrugës”.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë në komunikacion, mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët”, thuhet tutje në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër