Ministri Ferati dhe ambasadori Sommer diskutojnë për investimet, partneritetet dhe programet zhvillimore

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator Zhurnal.mk – Ministri Agon Ferati mirëpriti në takim ambasadorin e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Christoph Sommer, me të cilin diskutoi për aktivitetet e ministrisë dhe projektet me interes të përbashkët. Në fokus të takimit ishte zhvillimi ekonomik, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të SwissCham në lidhjen e kompanive zvicerane me ato të Maqedonisë së Veriut, krijimin e partneriteteve dhe mundësive për investime të reja, si dhe organizimin e kontakteve B2B dhe rrjetëzimit të bizneseve. U theksua se këto iniciativa, së bashku me potencialin e diasporës, mund të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për të dyja vendet. U diskutua edhe për programet zhvillimore zvicerane, mbështetjen për start-up kompanitë dhe mundësitë për trajnimin e studentëve.

Ministri Ferati falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, bujqësinë, organizatat joqeveritare dhe trajnimet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër