Ministri Hoxha priti në takim kryetarin e Studeniçanit, në fokus bashkëpunimi për të mirën e qytetarëve

Nga Xh M
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 prill Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor, Muhamet Hoxha, ka realizuar një takim pune me kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi.

Gjatë takimit u vlerësua si konstruktiv bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Komunës, me fokus në avancimin e projekteve të përbashkëta.

Bashkëbiseduesit diskutuan për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e investimeve në fushën e mjedisit jetësor, të cilat pritet të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e Studeniçanit dhe zonave përreth.

Ministri Hoxha theksoi se Ministria mbetet e përkushtuar për zhvillim të barabartë të të gjitha komunave, përmes krijimit të zgjidhjeve të qëndrueshme që synojnë mirëqenien e qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër