Nga muaji Maj mbi 300 ilaçe do të jenë më lirë

Nga Xh M
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 prill Zhurnal.mk – Mbi 300 ilaçe pritet të kenë çmime më të ulëta duke filluar nga muaji maj, informoi ministri i shëndetësisë Azir Aliu. Ky rishikim synon lehtësimin e shpenzimeve për pacientët, por qytetarët e anketuar nga TVM-2 shprehen pesimistë, dhe thonë që më shumë ilaçe duhet të kenë në listën positive.

“Çmimet e barnave tani për tani janë të larta, sa i kemi rrogat këtu dhe çka e kemi popullatën këtu…shumicën i marrim privat, 20% i marr me recetë.”

“Po si jo, më shumë privat i paguaj, por fals janë, marr ilaçe për veshin nuk më reagojnë.”

“Unë i jap 3-4 mijë denar në muaj për ilaçe me shoqen për shtypjen, për prostatën, na lodhën…duhet të ulen çmimet se janë të larta, a rrogat janë të ulëta.”

“Nuk besoj që do të ulen çmimet e ilaçeve.”

“Po kam dëgjuar këto ditë në lajme, por nuk saktësohet se cilat ilaçe do të ulen, por do të kishte qenë më mirë të futen më shumë ilaçe në listën pozitive dhe të ulen çmimet e tyre.” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, për TVM2 theksoi se për herë të parë këtë vit do të ulen çmimet e barnave që do të jetë një lehtësim për qytetarët.

“Për herë të parë këtë vit mbi 300 barna do të kenë një çmim i cili do të jetë më i kapshëm për qytetarët. Ne atë e kemi definuar është në vebfaqen e Ministrisë, nga 1 maji do të jenë barnat e zbritura në nivel të institucioneve që i shesin të barnatoreve dhe qytetarët do të kenë barna më të lira. Ky është proces që ka filluar për herë të parë këtë vit dhe do të zgjasë dhe nuk do të ndalemi vetëm në këtë kategori të barnave, do të vazhdon si ulja e çmimeve ashtu edhe futja e branave në listën positive me qëllim që të mbulojmë qytetarët që kanë nevojë.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ministri Aliu poashtu potencoi se në të ardhmen do të punojnë për një shëndetësi më moderne dhe më efikase për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër