Ministri Krasniqi takohet me kryetarët e komunave me shumicë serbe

Nga B.M
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka pritur të premten kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe për të diskutuar koordinimin e përgjegjësive institucionale mes nivelit qendror dhe atij lokal.

Në këtë takim, Krasniqi ka thënë se Qeveria dhe MAPL janë të gatshme të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për zgjidhjen e problemeve që ndikojnë direkt në qytetarë.

Ai gjithashtu ka theksuar se takimet e tilla përbëjnë një forum të rëndësishëm për komunikim dhe koordinim me të gjitha 38 komunat e Kosovës.

“Takimet e radhës me agjenda konkrete e të detajuara do të vazhdojnë, në interesin më të mirë të qytetarëve të Republikës, përmes bashkëpunimit të nivelit qendror dhe atij lokal”, tha Krasniqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër