0
Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Pagat e pjesëtarëve të Armatës dhe të punësuarve në mbrojtje do të jenë temë e konferencës së sotme për shtyp të ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Është paralajmëruar se ministri do t’i prezantojë planet për rritjen e të ardhurave, e cila pritet të hyjë në fuqi nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Në konferencën për shtyp do të marrin pjesë edhe përfaqësues të sindikatave të Armatës dhe sektorit të mbrojtjes, të cilët do të jenë pjesë e diskutimeve për ndryshimet e paralajmëruara të pagave.
