Ministri Mucunski për vizitë në Strasburg, do të ketë takime me përfaqësues të lartë të Këshillit të Evropës

nga D. V.

Shkup, 9 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë dyditëshe pune në Strasburg të Francës.

Siç informojnë nga MPJdheTJ, në kuadër të vizitës, ministri Mucunski do të marrë pjesë dhe do të flasë në ngjarjen solemne të organizuar me rastin e Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori.

Krahas kësaj, është paraparë të realizojë takime pune me sekretarin e përjgithshëm të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Despina Haxhivasiliu, me zëvendësin e guvernatorit të Bankës për zhvillim pranë Këshillit të Evropës, Tomash Boçek, me drejtorin e prëgjithshëm për të drejta të njeriut dhe sundim të së drejtës në Këshillin e Evropës, Xhanluka Espozito, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More