Ministria e Financave nënshkruan marrëveshje në vlerë prej 96 milionë euro me Bankën Botërore

Nga D. V.
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministria i Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot dy marrëveshje në vlerë totale prej 96 milionë euro, me qëllim forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se kjo marrëveshje përfshin: Themelimin e Bankës Zhvillimore, Krijimin e ambientit teknik për integrim në SEPA, Rritjen e mbështetjes për Fondin për Garanci Kreditore, Rritjen e nivelit të depozitave të siguruara në banka komerciale, dhe Modernizimin e shtigjeve për transport të mallrave, përfshirë edhe digjitalizimin.

Po ashtu edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave thuhet se marrëveshjet përfshijnë Projektin për Zhvillimin e Sektorit Financiar (FSDP) me vlerë prej 50 milionë euro, si dhe Projektin për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0 (TTFP 2.0), i cili përbëhet nga kredi prej 35 milionë euro dhe grant prej 12 milionë euro. Këto projekte synojnë të mbështesin reforma strukturore dhe investime strategjike në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar, do të mbështetesë themelimin dhe funksionalizimin e Bankës Zhvillimore, kapitalizimin e institucioneve kyçe financiare, zgjerimin e instrumenteve të garancisë kreditore për bizneset, si dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne të pagesave përmes sistemit të pagesave të shpejta. Ndërkaq, Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit synon përmirësimin e infrastrukturës dhe procedurave në pikat kufitare, digjitalizimin e proceseve tregtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tregut, duke e afruar edhe më tej vendin me rrjetet dhe standardet evropiane”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër