Miratohen ligjet për uljen e rrogave të deputetëve dhe funksionarëve në Maqedoni: Mbi 200€ më pak

Nga D. V.
1,146 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt –Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë në kuadër të seancës së 89-të, pa debat miratoi paketën e ligjeve me të cilat nivelohet paga e personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me këto ligje parashihet ulje e pagave deri në 13.000 denarë apo mbi 200 €, përcjell INA.

Deputetët votuan ndryshimet në Ligjin për deputetët, Ligjin për paga dhe kompensime të tjera për persona të zgjedhur dhe të emëruar, Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, Ligjin për pagat e gjyqtarëve, Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë dhe Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas shpjegimit të mëhershëm të njërit prej propozuesve të ndryshimeve ligjore, deputetit të VMRO-DPMNE, Bojan Stojanoski, me këto ligje vendosen nivele reale të pagave.

Ai sqaroi se me këto zgjidhje ndërhyhet në koeficientët e pagave dhe se zgjidhja ligjore është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.(INA)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër