Miratohet marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s

Nga D. V.
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 prill Zhurnal.mk – Me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila prezantoi benefitet nga kjo marrëveshje.

“Kjo marrëveshje derivon nga nënshkrimi i deklaratës së përbashkët për bashkëpunim në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s në fund të vitit 2018 në Gjenevë, e cila në nenin katër hapi rrugë nënshkrimit të marrëveshjes për tregti të lirë me EFTA-n me 22 janar 2024, në Konferencën Ndërkombëtare të Davosit në Zvicër. Marrëveshja e tregtisë së lirë përbën një instrument të rëndësishëm të politikës tregtare të Kosovës dhe kontribuon në thellimin e integrimit ekonomik me tregjet e shteteve evropiane me fuqi të lartë blerëse, si dhe standarde të avancuara rregullative. Kjo marrëveshje përfshin fusha të ndryshme për të cilat palët janë pajtuar në thellimin e bashkëpunimit në liberalizimin progresiv të tregtisë së mallrave përmes eliminimit të tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale, përmirësimin e qasjes në treg për produkte bujqësore të caktuara, të drejtat e pronësisë intelektuale, vendosjen e rregullave të qarta për origjinën e mallrave, si dhe rritjen e sigurisë juridike për operatorët ekonomikë. Një komponentë tjetër me rëndësi të veçantë është përfshirja e tregtisë në shërbime, ku në këtë marrëveshje parashihen edhe shërbimet profesionale, shërbimet financiare, shërbimet e transportit, të teknologjisë së informacionit dhe shërbimet turistike“, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër