Misajllovski në Bërdo-Kranj, në takimin vjetor të ministrave të Mbrojtjes

Nga R.ZH
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski, po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni, ku sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e rregullt vjetor të ministrave të Mbrojtjes në Bërdo-Kranj, transmeton Zhurnal.mk.

Takimi zhvillohet në kuadër të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (CEDC) me vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të vizitës, Misajllovski do të marrë pjesë edhe në një takim të iniciativës joformale rajonale për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve të Evropës Qendrore, në formatin Grac/Krems, së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Takimet e ministrave të Mbrojtjes synojnë forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

Vizita e ministrit Misajllovski në Slloveni është pjesë e angazhimeve për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal në sektorin e mbrojtjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër