Mishetiq: Gjykata i cilësoi kriminale mjetet për arritjen e pavarësisë: As Prokuroria nuk shkoi aq larg

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Hagë, 19 shtator Zhurnal.mk – Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i është përgjigjur deklaratës së Marko Prelecit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, lidhur me interpretimet për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Preleci kishte thënë se e drejta e Kosovës për pavarësi, njësoj sikurse ajo e Kroacisë, nuk mund të jetë objekt i gjykimit dhe se reagimet që e paraqesin çështjen në këtë mënyrë janë të gabuara.

Në reagimin e tij, Mishetiq tha se Preleci ka “pjesërisht të drejtë”, pasi gjykata nuk e ka shpallur të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi. Megjithatë, ai theksoi se vendimi i Trupit Gjykues ka shkuar më tej në vlerësimin e mënyrave përmes të cilave është synuar arritja e pavarësisë.

Trupi Gjykues vendosi se një pjesë e qëllimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së ishte që pavarësia e Kosovës të arrihej përmes krimeve të luftës. Edhe Prokuroria nuk shkoi aq larg”, deklaroi Mishetiq, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se gjykata nuk kishte juridiksion për të vendosur mbi të drejtën e Kosovës për pavarësi, por, sipas tij, vendimi përcaktoi se mjetet e përdorura për arritjen e saj ishin “në një masë të konsiderueshme, kriminale”.

Prelec deklaroi të premten se pavarësia e Kosovës nuk është objekt i procesit gjyqësor.

“E drejta e Kosovës për pavarësi, ashtu si e drejta e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë në bankën e të akuzuarve. Të veprosh sikurse është, vetëm sa na bën të dukemi keq. FUND”, shkroi Prelec.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër