Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk – Ndoshta tani pas të gjitha këtyre fjalimeve të artistëve pason ajo pjesë në të cilën politikisht duhet ta themi përcaktimin e Qeverisë për një projekt të tillë grandioz.
Unë pa asnjë dyshim pohoj se yjet ndërkombëtare meritojnë respekt, por artistët maqedonas dhe kultura maqedonase janë ata që mbartin frymën e një kombi. Jam jashtëzakonisht krenare, si unë ashtu edhe e gjithë Qeveria, që arritëm të realizojmë një organizim të tillë përmes një projekti të këtillë, ku mbi 120 artistë maqedonas do të jenë pjesë e, për mua, ndoshta projektit më të rëndësishëm në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.
Mirënjohje e veçantë për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe mirënjohje e veçantë edhe për ata artistë të cilët, për fat të keq, nuk arritën të jenë sot këtu me ne në konferencën për shtyp.
Si Qeveri, do t’i bëjmë të ditura në etapa edhe projektet e tjera që janë pjesë e kësaj feste me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë.
Edhe një herë ju falënderoj të gjithëve në emër të Qeverisë dhe besoj se do e përmbushim përcaktimin tonë për ta shënuar me dinjitet 35-vjetorin e pavarësisë pikërisht përmes jush.
