Miteva për deklaratat e Bogojevskit: Deklaratat se grave u nevojitet “mbikëqyrje mashkullore” janë poshtëruese

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Me indinjatë dhe mosbesim të thellë i ndoqa deklaratat e Petar Bogojeskit për gratë dhe nevojën e pretenduar për “mbikëqyrje mashkullore”. Këto janë qëndrime poshtëruese, retrograde dhe të rrezikshme, të cilat cenojnë dinjitetin dhe godasin drejtpërdrejt vlerat e një shoqërie demokratike, thotë kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Ajo thotë se është e papranueshme të flitet për gruan si për një person që ka nevojë për mbikëqyrje dhe thekson se deklarata të tilla meritojnë dënimin më të ashpër publik.

“Të flitet për gruan si për një person që ka nevojë për mbikëqyrje është e papranueshme. Më e tmerrshmja është se në deklaratat e tij relativizohet dhuna në marrëdhëniet mes partnerëve dhe kjo është e rrezikshme dhe meriton dënimin më të ashpër publik. Si kryetare e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, por mbi të gjitha si grua, i dënoj me ashpërsi këto qëndrime. Angazhimi ynë për ‘Për një më shumë’ është pikërisht e kundërta e gjithçkaje që dëgjuam. Për një grua më shumë që do të ketë mundësi, që do të respektohet, që do të jetë e lirë të vendosë, të krijojë, të udhëheqë dhe të ketë sukses”, thotë Miteva.

Sipas saj, kjo është çështje e vlerave elementare qytetëruese. Ajo thotë se nuk ka vend për këso lloj bindjesh dhe nuk ka hapësirë për heshtje apo relativizim.

“Liria e shprehjes është një vlerë themelore demokratike, por dukshmëria mediatike nuk është e drejtë e kujtdo që përdor fyerje dhe poshtërime. Vlen të mendohet nëse dhe në çfarë mase duhet t’u jepet hapësirë qëndrimeve të tilla, veçanërisht kur me to minohet dinjiteti”, thotë Miteva.

artikuj të ndërlidhura