Mitreska dhe Veliçkovski zëvendësguvernatorë, bënë betimin solemn në Kuvendin e RMV-së

Nga D. V.
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njoftoi se Ana Mitreska dhe Igor Veliçkovski janë emëruar zëvendësguvernatorë të Bankës Popullore dhe dhanë deklaratën solemne, duke u zotuar për përgjegjësi dhe profesionalizëm në funksionin e tyre.

“Pata kënaqësi të pres znj. Ana Mitreska dhe z. Igor Veliçkovski, të sapoemëruar si zëvendësguvernatorë të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dhanë deklaratën e tyre solemne. Me këtë akt, ata shprehën përkushtimin e tyre për të ushtruar funksionin me përgjegjësi, profesionalizëm dhe integritet, në shërbim të stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik të vendit. I urova për detyrën e re dhe u dëshirova shumë suksese në angazhimin e tyre të rëndësishëm!”, shkroi Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër