Tiranë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Shkolla “Marigo Posio” në Vlorë do të hapë dyert për nxënësit dhe mësuesit me ambientet tërësisht të rinovuara.
Punimet për rikonstruksionin e kësaj shkolle tashmë kanë përfunduar, ndërsa pritet të përfundojë edhe pajisja e klasave me mjetet e e nevojshme për të garantuar kushte bashkëkohore në mësmdhënie.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga godina e rikonstruktuar tërësisht, e cila garanton ambiente të reja e moderne dhe kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.
Investimi, i cili përfshin edhe palestrën dhe ambientet e tjera sportive, e kanë kthyer shkollën në model për mirëqenien e fëmijëve.
Punimet nisën në shkurt 2026 me një fond prej 119 milionë lekësh, ndërkohë që investimi përfshiu rehabilitimin e plotë të ambienteve të brendshme, krijimin e laboratorëve bashkëkohorë, rinovimin e palestrës dhe ndërtimin e fushave sportive.

