Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez Benjamin Pavard do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kleofina, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë partnerit të saj, teksa tregon barkun e rrumbullakosur.
Me këtë postim, modelja ka konfirmuar zyrtarisht zërat se është në pritje të ëmbël, ndërsa çifti duket se po përjeton me shumë emocion këtë kapitull të ri në jetën e tyre.
Kleofina Pnishi dhe kampioni francez i dhanë fund beqarisë në korrik 2025, në një ceremoni të zhvilluar në Abacinë e Trinisë së Shenjtë në Cava de’ Tirreni, Itali.
Më herët, modelja shqiptare ka ndarë edhe detaje nga historia e saj e dashurisë me Pavard, duke folur për propozimin për martesë dhe takimin e futbollistit me babain e saj.
“Propozimi për martesë ka ndodhur 1 muaj pas takimit me babin. Ishim në Sarandë, një ditë para ditëlindjes sime. Ishte shumë bukur, vetëm ne të dy në plazh, vëllai, motra dhe shoqëria që erdhën në Shqipëri për ditëlindjen time ishin spektatorë.
Edhe pse e ndjen që po vjen ai moment, emocioni është i njëjtë. Nuk mundesh të paralajmërosh trurin se si do të ndihesh kur një person të propozon të kalosh jetën me të, kam qarë, një emocion shumë i bukur”, rrëfeu ajo.
Modelja shqiptare në pritje të ëmbël, Kleofina Pnishi dhe
Kleofina ka theksuar gjithashtu se miratimi i babait të saj ka qenë shumë i rëndësishëm për të, madje duke shtuar se nëse ai nuk do ta pranonte lidhjen, ajo do të kishte zgjedhur të ndahej nga Benjamin Pavard.
“Momenti më i bukur ishte fakti që babai im e donte personin që po merrja, po më jepte një bekim të sinqertë dhe jo thjesht të më bënte qejfin.
Ishte shumë e rëndësishme, s’më duhet jeta nëse nuk janë të kënaqur me vendimet e mia. Nëse s’do kishte pranuar, do ishte ndarë, edhe pse e dua. Babi është shumë i rëndësishëm për mua”, u shpreh Kleofina.
