Mohim zyrtar nga Ndërmarrja për Rrugët Shtetërore: Autostrada Shkup–Bllacë vazhdon sipas planit

Nga B.M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 Mars, Zhurnal.mk – Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore e Maqedonisë së Veriut sot ka mohuar informacione e paraqitura  te disa media vendore, që duke u thirrë në burime anonime kanë raportuar se kanë ndryshuar planet që autostradës e paraparë nga Shkupi në kufirin Bllacë me Kosovën, t’i ndryshohet plani për ta bërë atë “rrugë ekspres”, e jo autostradë.

Në një përgjigje me shkrim për Zhurnal.mk, Këshilltarja për Marrëdhënie me Publikun e ndërmarrjes të rrugëve shtetërore, Zhaklina Veliçkovska, i mohoi pretendimet se ekziston një dokument i këtillë.

“Një dokument me përmbajtje të tillë sipas të cilit ndërtimi i fazës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë është transformuar në rrugë ekspres nuk ekziston,” u përgjegj ajo ndaj kërkesës së Zhurnal.mk për të siguruar dokumentin e pretenduar për pjesën e mbetur deri tek kufiri Bllacë.

“Në vijim është vlerësimi për përzgjedhjen e një Kontraktori dhe për përzgjedhjen e një Mbikëqyrësi,” shtoi më tutje Veliçkovska në mohimin e saj kategorik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër