Një moment i pazakontë dhe krejtësisht i papritur ka ndodhur gjatë emisionit “She’s on AIR”, ku moderatori Drini Zeqo dhe moderatorja Ina kanë shkëmbyer një puthje në buzë, duke surprizuar të gjithë të pranishmit në studio.
E gjithë skena ndodhi gjatë transmetimit, në praninë e moderatoreve të tjera, të cilat e pritën momentin me të qeshura.
Puthja erdhi papritur, duke krijuar një situatë mjaft interesante dhe duke sjellë një atmosferë gazmore në studio.
Reagimet nuk munguan as nga kolegët e tyre, ku njëra prej moderatoreve e komentoi këtë moment me fjalët: “Puthja e parë në She’s on AIR”, duke e bërë situatën edhe më argëtuese.
Ndërkohë, pas puthjes, Ina reagoi me të qeshura dhe zbuloi se kjo ishte puthja e saj e parë publike.
Ky moment i papritur u kthye në një nga episodet më të komentuara të emisionit.
