Mot i kthjellët me temperatura deri në 20 gradë Celsius

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër7/18Diell
Kukës5/16Diell
Lezhë6/19Diell
Dibër3/16Diell
Durrës8/19Diell
Tiranë9/20Diell
Elbasan8/20Diell
Berat4/20Diell
Vlorë9/20Diell
Korçë1/16Diell
Gjirokastër3/20Diell
Sarandë8/18Diell

artikuj të ndërlidhura