Tiranë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 19/34 | Diell |
| Kukës | 14/33 | Diell re |
| Lezhë | 19/34 | Diell |
| Dibër | 14/32 | Diell re |
| Durrës | 18/34 | Diell |
| Tiranë | 19/35 | Diell |
| Elbasan | 18/36 | Diell |
| Berat | 16/36 | Diell |
| Vlorë | 19/34 | Diell |
| Korçë | 12/31 | Diell re |
| Gjirokastër | 14/36 | Diell |
| Sarandë | 18/33 | Diell |
