Shkup, 18 shkurt – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit. Paradite do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior (lokalisht mbi 60 km/h), posaçërisht në pjesët lindore dhe në Pellagoni.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 3 deri 11 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë Celsius.
Të enjten mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, gjithkund me temperatura minimale negative. Gjatë natës drejt së premtes dhe të premten do të ketë reshje të reja, në vendet më të ulëta me shi, në vendet më të larta me shi dhe borë, ndërsa në male me borë. Pastaj në ditët e fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftohtë me erëra mesatare deri të forta veriore. Nga e hëna temperatura ditore do të jetë në rritje.
