Mot i vranët dhe me intervale dielli

Nga D. V.
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot moti do të jetë i vranët dhe me intervale dielli.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri -1°C, ndërsa, temperaturat maksimale nga 9 deri 13°C.

Era kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

Kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe temperatura tipike pranverore.

Përjashtim bën dita e martë, kur mbi territorin e vendit parashihen vranësira më të dendura, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu me intensitet të ulët.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, me ngrica të dobëta dhe paraqitje të mjegullës në disa zona, kryesisht në viset kodrinore-malore.

Temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 2°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 6°C deri në 14°C.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër