Mot me diell dhe me vranësira të vogla, temperatura e ditës deri 13 gradë

Nga B.M
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 janar – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Nëpër disa pjesë të fushëgropës në orët e mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 6 deri 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i qetë, me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri -4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 9 gradë.

Siç informon DPHM, fundjava do të jetë me mot të ndryshueshëm dhe më e ftohtë me reshje të dobëta lokale të shiut dhe borët në viset më të ulëta dhe me borë në viset më të larta dhe në male. Temperatura e ditës do të ketë tendencë të rënies. Më pas deri nga mesi i javës së ardhshme moti do të jetë stabil dhe i thatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër