Moti: Diell në mëngjes, reshje shiu pasdite

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 prill Zhurnal.mk – Dita e sotme do të nisë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të dendësohen.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, IHMK thotë se parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike në disa zona të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë.

artikuj të ndërlidhura