Moti sot, me vranësira dhe erë, por pa reshje

Nga B.M
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 maj, Zhurnal.mk – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me intervale me diell dhe erë mesatare deri të përforcuar nga veriu. Në pjesët jugore priten kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me vranësira dhe erë, por pa reshje, ku temperatura minimale do të jetë rreth 2 gradë, ndërsa maksimalja deri në 15 gradë.

Sipas parashikimeve, moti i freskët dhe i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të dielën, me erë që në disa zona do të kalojë 60 km/h dhe temperatura të mëngjesit që vende-vende do të zbresin nën zero. Nga e hëna pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave ditore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër