Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 33 deri në 40 gradë.

Në Shkup do të kemi mot me diell dhe shumë ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 39 gradë.

Vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të ngrohtë me një temperaturë ditore që në disa vende do të arrijë 40°C

Nga e enjtja deri në fund të javës në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër