Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 prill, Zhurnal.mk – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite në pjesën jugperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 12, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri 25 gradë celsius.

Nga dita e martë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut.

artikuj të ndërlidhura