Shkup, 25 korrik, Zhurnal.mk – Me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erëra mesatare deri të forta nga veriperëndimi.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 22 deri në 30 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 28 gradë.
Gjatë fundjavës, moti do të jetë stabil me vranësira të lehta deri në mesatare.
