Mourinho e përjashton yllin e ekipit nga lista e Ligës së Kampionëve

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ferland Mendy është përjashtuar nga lista prej 25 lojtarësh të Real Madridit për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve 2026/27.

Mbrojtësi i majtë francez aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor. Ai gjithashtu ka mbetur pas Marc Cucurella dhe Alvaro Carreras në listën e lojtarëve të Jose Mourinhos.

Sergio Martinez , i cili është transferuar nga Racing Santander, është shtuar në listën prej 25 lojtarëve për Ligën e Kampionëve.

Mesfushori 19-vjeçar mund të debutojë edhe me Real Madridin sonte në ndeshjen e La Ligës kundër Real Betisit.

Ndryshe, Los Blancos do të përballen me Interin javën e ardhshme në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër